Zelimkhan Abakarov shkruan historinë në mes të Beogradit. Në majë të Botës dhe medalje ari për mundjen shqiptare.
Zelimkhan Abakarov fiton në finalen e madhe duke mundur amerikanin Thomas Patrick Gilman dhe duke valëvitur flamurin kuqezi.
Mundësi shqiptar dominon në çdo sekondë të ndeshjes, duke e merituar plotësisht medaljen e artë e duke u shpallur kampion Bote në peshën 57 kg. E jashtëzakonshme, sepse për herë të parë në mundje, një sportist shpallet kampion Bote për Shqipërinë.
Pamje nga Ceremonia e Medaljes së Arit të Zelimkhan Abakarov.
Gara e plotë e Finales së Zelimkhan Abakarov.
Mundësi kuqezi shkëlqeu në tapet në gjysmëfinale duke mundur serbin Stevan Miçiç (medalist Olimpik).
Shikoni më poshtë garën e gjysmëfinales së Zelimkhan Abakarov në Kampionatin Botëror.
Sportisti shqiptar mundi në çerekfinale uzbekun Gulomjon Abdullaev në kampionatin që po zhvillohet në Beograd të Serbisë.
Në kualifikuese, Zelimkhan Abakarov kaloi pa probleme kolumbianin Oscar Urbano dhe kubanezin Reineri Ortega.