Ekipi i Qitëseve Femra ka mbyllur sot garën në Kampionatit Europian të zjarrit që po zhvillohet në Poloni, duke u renditur në vendin e 6-të dhe duke u kualifikuar në gjysëmfinale.
Pas garave të precizionit dhe të shpejtësisë për 25 m/Pistol, Ekipi mori 846 pikë duke kaluar Ekipin e Çekisë në klasifkim me 17 dhjeta në qendër.
Në garën kualifikuese sportistja Manuela Delilai u rendit e teta me 290 pikë.
Në gjysëmfinale, me pjesëmarrjen e 8-të ekipeve, Shqiperia renditet e 7-ta me rezultatin ekipor 421 pikë, në garën e shpejtësisë 25m/pistol.
Në garën gjysëmfinale Sportistja Manjola Konini me rezultatin e saj individual u rendit e 8-ta me 148 pikë dhe 4 dhjetëshe në qendër.
Suksese sportisteve në garat e ardhshme të Kampionatit Botëror.