U zhvillua në Tiranë “Kupa e Pavarësisë” në Qitje, me pjesëmarrjen e 16-të sportistëve më të mirë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi.
Pas garave u zhvillua edhe një ceremoni ku u nderuan dhe u vlerësuan presidentët e vendeve fqinje, në të cilën morën pjesë presidenti i KOKSH, z. Fidel Ylli, presidenti i federatës së Qitjes, z. Stefan Rufa, zv/ ministri i sportit, z. Endrit Hoxha dhe sekretari i përgjithshëm i KOKSH, z. Gerti Shima.