Të reja, 3 korrik

3 Korrik, 2022

Sara Dande dhe Drini Ujkashej në 100 dhe 200 metra stil i lirë gjatë Lojërave Mesdhetare.

Sara Dande ka shënuar kohën 2.19.31, e njëjtë me rezultatin që dha në kampionatin kombëtar që u zhvillua në Durrës në fillim të muajit qershor.

Në 100 m stil i lirë, Drini Ujkashej përmirësoi kohën e tij personale. Ai e ndali kronometrin në 59.37.

Sara Dande renditet e 16-ta.

Drini Ujkashej renditet në vëndin e 19-të

Juirdo Cani kalon në çerekfinalen e Taekwondo-së. Sportisti ynë mundi në ndeshjen e parë qipriotin Pilavakis në peshën 68 kg.

Cani e dominoi ndeshjen duke e kaluar kundërshtarin me pikë 26-24.

Juirdo Cani në cerekfinale u përballë me kroatin Lovre Breçiç.

Edhe pse u paraqit mirë në çerekfinale ndeshja u mbyll 42-10 për kroatin. Rezultat ky, që i hoqi mundësinë Juirdos, të kalonte në gjysmëfinalet e Taekwondo-së dhe të fitonte një medalje tjetër për Shqipërinë.

Cani ishte “luftëtari” i vetëm nga Taekwondo-ja në “Oran 2022”, por paraqitja e tij ishte më shumë se pozitive.

BËHU NJË PARTNER OLIMPIK

RRETH KOKSH

logo-footer-widget-png-new22

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar njihet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar që nga viti 1959. KOKSH përfaqëson vlerat Olimpike në Shqipëri dhe është ndërmjetësi kryesor me komitetet e tjera Olimpike.

Na ndiqni në mediat tona sociale:
#NOCAlbania #KOKSH #TeamAlbania

2022 © Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar  |  Powered by WEBART.AL