Gres Bajri mbyll garën e Tenisit në Lojërat Mesdhetare Oran 2022, fatkeqësisht jo me sukses për tenisten shqiptare.
Loja përfundoi me rezultatin (6:1)(6:2) për tenisten turke Zeynep Sonmez .
Në boks, del jashtë konkurrimit edhe Alban Beqiri, shpresa e madhe e Shqipërisë për medalje që garonte në 69 kg.
Në fakt, boksieri kuqezi braktisi ndeshjen në raundin e tretë, pasi të gjithë gjyqtarët e takimit po mbanin anën e algjerianit Jugurtha Ait-Bekka. Në këto kushte, me anshmëri të dukshme të gjykimit, skuadra kuqezi vendosi të tërheqë boksierin Alban Beqiri nga ndeshja.
Beqiri kështu mbyll aventurën në Oran 2022.