Në qitje, Kristina Anxhara garoi në 10 metra pushkë me ajër. Sportistja jonë në kualifikuese grumbulloi 605.4 pikë, duke i shkuar shumë pranë, rekordit kombëtar.


Indrit Çullhaj mbylli konkurrimin në xhudo për peshën 73 kg.
Në ndeshjen e parë, xhudisti ynë nuk fitoi dot me algjerianin Messaoud Redouane Dris, i cili fitoi medaljen e artë.
Çullhaj u ripeshkua për një tjetër ndeshje, me sirianin Hasan Bayan, por duke qenë se ishte dëmtuar që ndeshjen e parë edhe pse po e fitonte sfidën, dhimbja ishte e padurueshme. Takimi shkoi ne shtesë, por Çullhaj u tërhoq nga sfida prej dhimbjeve pas 9 minutave ndeshje dhe nuk arriti të përfundonte sfidën e dytë në Lojërat Mesdhetare.



Erson Ramaj mbylli konkurrimin në xhudo
Sportisti shqiptar që garon në peshën 90 kg në xhudo, u përball në të 1/16-at me italianin Gennaro Pirelli. Edhe pse luftoi fort dhe bëri maksimumin që të kualifikohej, Ramaj nuk ia doli të kalonte më tej, por zhvilloi një ndeshje për t’u vlerësuar.

Nis dita e parë e garave të notit në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”.
Frenkli Vogli në disiplinën e 100m shpinë, duke thyer rekordin kombëtar të Shqipërisë që mbahet po nga ai vetë me kohën 1.00.50.
Drini Ujkashej garoi displinën e 50m Delfin, duke përmirësuar rekordin e tij personal me kohën 29.88.
Per fat të keq edhe pse me një performance të shkëlqyer të dy notarët nuk mundën dot të kualifikohen për finale.

