SPORTI DHE VLERAT OLIMPIKE – Peshkopi, 19-20 Prill 2012

24 Prill, 2012

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ka zhvilluar në datat 19 – 20 Prill 2012,  aktivitetin “Sporti dhe vlerat Olimpike” në bashkëpunim me Bashkinë  Peshkopi, Drejtorinë Arsimore të Qarkut Dibër si dhe Komitetin Olimpik Rajonal të këtij qyteti.

Aktiviteti u shtri në dy ditë dhe pati karakter sportiv, edukativ dhe kulturor.

Në të u përfshinë rreth 1000 nxënës të shkollave të ndryshme të qytetit, si të asaj të mesme “Seit Naideni” dhe të atyre 9-vjecare “Demir Gashi”, “Selim Alliu”,  “Myslym Shehu” etj, të cilët ishin veshur me bluza me logo të aktivitetit.

Dita e parë e aktivitetit e zhvilluar në datë 19 Prill pati më tepër karakter edukativ, ku u diskutua për Lojërat Olimpike, u realizuan vizatime me teme sportin dhe Olimpizmin prej nga u shpall edhe një fitues, si dhe u zhvilluan kuice të ndryshme për Olimpizmin, në shqip dhe në anglisht.

Dita e dytë e zhvilluar në datë 20 Prill, pati karakter kulturoro-sportiv. Ajo nisi me krosin masiv, i cili përshkoi bulevardin kryesor të qytetit. Më pas, në ambjentet e Pallatit të Sportit të qytetit të Peshkopisë u zhvillua edhe aktiviteti kryesor. Ai përfshiu demostrime të sporteve të ndryshme si atletikë, gara me patina, tërheqje litari, aerobi etj të cilat, u ndërthurën mjaft bukur me performancën artistike të grupit të valleve dhe të këngës popullore si dhe atë të recitimit. Formimi i tabllove të ndryshme kushtuar Olimpizmit si dhe ceremonia e ndezjes së flakës Olimpike u shoqëruan përgjatë gjithë kohës nga duartrokitjet e të pranishmëve të cilët kishin mbushur plot e përplot pallatin e sportit të qytetit, aq sa shumë të tjerë nuk patën mundësinë ta ndiqnin.

Për të ndjekur aktivitetin morën pjesë shumë të ftuar, figura të shquara të qytetit si, Kryetari i Bashkisë z. Ilir Krosi, Deputetë të qarkut Dibër, përfaqësues të institucioneve vendore si dhe organizatave jo qeveritare, ish sportistë, veteranë të sportit, qytetarë të thjeshtë, prindër, mësues, nxënës, etj.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe partnerët e KOKSH, Vodafone dhe Raiffeisen Bank, me përfaqësuesit e tyre dhe me materiale promocionale.

[nggallery id=5]

BËHU NJË PARTNER OLIMPIK

RRETH KOKSH

logo-footer-widget-png-new22

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar njihet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar që nga viti 1959. KOKSH përfaqëson vlerat Olimpike në Shqipëri dhe është ndërmjetësi kryesor me komitetet e tjera Olimpike.

Na ndiqni në mediat tona sociale:
#NOCAlbania #KOKSH #TeamAlbania

2022 © Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar  |  Powered by WEBART.AL