Asambleja e 18të e Përgjithshme ANOC zhvilloi punimet e saj në Moskë, Rusi, në datat 12 – 17 Prill 2012. Një pikë e rëndësishme e axhendës së kësaj asambleje ishte paraqitja e kandidaturave të qyteteve për të organizuar Lojërat Olimpike në vitin 2020. 5 qytete : Doha, Madridi, Baku, Stambolli dhe Tokio depozituan kërkesat e tyre zyrtare.
Kjo asamble gjithashtu zgjodhi presidentin e saj të ri : Sheikh Ahmad Al-Fahad Al-Sabah.
KOKSH në këtë asamble u përfaqësua me Sekretarin e Përgjithshëm të tij, z. Stavri Bello, i cili, së bashku më Presidentin e Komitetit Olimpik Rus, z. Aleksandër Zhukov, nënshkruan një Memorandum Bashkëpunimi me dy Komiteteve Olimpike përkatëse.
Kjo marrëveshje synon të promovojë bashkëpunimin dypalësh në fushën e Olimpizmit dhe do të jetë e vlefshme deri në 31 Dhjetor 2014.