REZOLUTË E ASAMBLESË SË PËRGJITHSHME TË 22-të E JASHTËZAKONSHME E KOMITETIT OLIMPIK KOMBËTAR SHQIPTAR

9 Shkurt, 2020
Miratuar , sot me datë 9 shkurt 2020, në perfundim të mbledhjes së Asamblesë me 45 vota pro dhe 3 kundër

“Pas rekomandimeve të IOC / EOC, të gjitha palët pranuan që misioni kryesor i KOKSH tani është: të përqendrohet në përgatitjen e Delegacionit për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike Tokio 2020. Prandaj, është rënë dakord për të ruajtur status quo-në e anëtarëve të zgjedhur aktual të Komitetit Ekzekutiv deri pas Lojërave Olimpike në Tokio kur zgjedhjet do të zhvillohen sipas ciklit të rregullt zgjedhor.

Megjithatë, ndërkohë, është rënë dakord që të gjithë anëtarët e Komitetit Ekzekutiv duhet të respektojnë kushtet e mëposhtme:

1. Nuk duhet të ketë pretendime ose deklarata të mëtejshme publike kundër njëri-tjetrit dhe çdo çështje duhet të trajtohet brenda organizatës nga organet drejtuese kompetente të KOKSH.

2. Organet drejtuese dhe hierarkia vendimmarrëse duhet të respektohen si më poshtë:

a. Asambleja e Përgjithshme si organi suprem vendimmarrës

b. Komiteti Ekzekutiv

Askush duke përfshirë Presidentin ose ndonjë zyrtar/anëtar tjetër i Komitetit Ekzekutiv nuk mund të marrë vendime individuale ose të njëanshme, dhe të gjitha vendimet e marra nga organet drejtuese të përmendura më lart duhet të respektohen.

3. Asnjë veprim tjetër ligjor nuk duhet të ndërmerret kundër njëri-tjetrit brenda Komitetit Ekzekutiv ose edhe kundër Sekretarit të Përgjithshëm.

4. Raportet financiare dhe të auditit të miratuara zyrtarisht nga Asambleja e Përgjithshme e fundit në Shtator 2019, nuk duhet t’i nënshtrohen ndonjë diskutimi të mëtejshëm. Sidoqoftë, rekomandimet e bëra nga auditi duhet të ndiqen dhe zbatohen.

5. Duhet të ndërmerren veprime të menjëhershme për të rihapur llogaritë bankare të KOKSH për të siguruar  funksionimin normal të tij.

6. Statuti do të ndryshojë pas Lojërave Olimpike nga një Komitet Teknik i përbërë prej përfaqësuesve të:

Asamblesë së Përgjithshme, Ministrisësë së Sporteve, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar dhe Komitetit Olimpik Europian. Drafti përfundimtar do të miratohet nga IOC dhe do t’i paraqitet për votim Asamblesë së Përgjithshme.

Pas miratimit të Asamblesë, do të zhvillohen zgjedhjet e KOKSH në përputhje me Statutin.

Ky process do të përfundojë deri në fund të Dhjetorit 2020. 

Është rënë dakord reciprokisht që kushdo që do të shkelë ndonjë prej këtyre kushteve do të përjashtohet menjëherë me vendim përfundimtar të Asamblesë së Përgjithshme.”

BËHU NJË PARTNER OLIMPIK

RRETH KOKSH

logo-footer-widget-png-new22

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar njihet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar që nga viti 1959. KOKSH përfaqëson vlerat Olimpike në Shqipëri dhe është ndërmjetësi kryesor me komitetet e tjera Olimpike.

Na ndiqni në mediat tona sociale:
#NOCAlbania #KOKSH #TeamAlbania

2022 © Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar  |  Powered by WEBART.AL