Presidenti i KOKSH Fidel Ylli dhe Sekretari i Përgjithshëm Gerti Shima morën pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në eventin TIRANATHLON që u zhvillua këtë fundjavë në kryeqytet nga Bashkia Tiranë dhe Ambasada Greke.
Sportistët nga 15 vende të botës zhvilluan garën sportive në not, vrap dhe çiklizëm në Liqenin e Farkës, të ndara në dy kategori:
OLYMPIC DISTANCE – 1.5km not / 40km ciklizëm/ 10 km vrap
SPRINT DISTANCE – 0.75km not / 20km ciklizëm / 5 km vrap
Në përfundim të garave u ndanë çmimet per vendin e parë të dytë dhe të tretë në kategoritë përkatëse për femra dhe meshkuj.












