Peshëngritësja Evangelia Veli arrin rezultat historik duke u shpallur Kampione Europe

30 Maj, 2022

Peshëngritësja shqiptare Evangelia Veli ka arritur rezultat historik, duke u shpallur Kampione Europe.

Ajo ka fituar medaljen e artë në stilin e shkëputjes dhe në dygarësh për peshën deri në 55 kg në Kampionatin Europian të Peshëngritjes që po zhvillohet në Tiranë.

Veli realizoi të tre provat duke ngritur 91, 93 dhe 95 kilogramë, të cilat i siguruan vendin më të lartë në podium në këtë stil, ndërsa la pas me një kilogram më pak Konotop të Ukrainës dhe Sterck të Belgjikës.

Në stilin e shtytjes Veli pasi realizoi provën e parë 108 kg dhe të dytën 111 kg siguroi medaljen, ndërkohë që Konotop e Ukrainës ngriti 113 kg dhe e kaloi në renditjen e përgjithshme.

Në dygarësh Veli ka arritur të ngrejë peshën e përgjithshme 208 kg.

BËHU NJË PARTNER OLIMPIK

RRETH KOKSH

logo-footer-widget-png-new22

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar njihet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar që nga viti 1959. KOKSH përfaqëson vlerat Olimpike në Shqipëri dhe është ndërmjetësi kryesor me komitetet e tjera Olimpike.

Na ndiqni në mediat tona sociale:
#NOCAlbania #KOKSH #TeamAlbania

2022 © Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar  |  Powered by WEBART.AL