Presidenti i KOKSH-it, z. Fidel Ylli në prag të Lojërave të Solidaritetit Islamik, “Konya 2021” priti në një takim ambasadorin e republikës së Turqisë në Tiranë, z.Tayyar Kağan Atay.
Kreu i KOKSH-it, z. Ylli i parashtroi mikut arritjet e synimet e Komitetit Olimpik, si dhe e njohu me ekipin që do të marrë pjesë në Konya.
Ambasadori Atay tha se ai dhe stafi janë kurdoherë të gatshëm për asistencë, ndërsa uroi që skuadra kuqezi të marrë rezultate sa më të mira në Lojërat e Solidaritetit Islamik.




