Nelia Kabetaj, ҫiklistja e talentuar shqiptare debuton në Kampionatin Europian të “Ҫiklo-Kros-it” në Nemur, Belgjikë.
Për Shqipërinë kjo ishte pjesëmarrja e parë në këtë disiplinë, kategoria “Junior”.
Fatkeqësisht, Nelia nuk e mbylli dot garën për shkak të një defekti, duke u detyruar të vrapojë me biçikletën në sup për rreth 1 km deri në bokse.
“Ҫiklo-Kros-i” është një disiplinë të cilën FSHҪ ka si qëllim ta promovojë më tej në Shqipëri, duke shpresuar që përveç Nelia Kabetajt, Shqipëria të përfaqësohet edhe nga çikliste të tjera.