Ernik Pjetri fiton medaljen e argjendtë në Kampionatin Ballkanik të Karatesë që u zhvillua në Tivar të Malit të Zi, për “Cadet”, “Junior” dhe “U-21”.
Shqipëria u përfaqësua me 15 sportistë, një gjyqtar që ka stemë ndërkombëtare dhe tre trajnerë, veç zyrtarëve të federatës.
Pjetri u ndal në finale, pas 5 fitoresh spektakolare rradhazi ndaj kundërshtarëve nga Kroacia, Serbia, Bosnjë-Hercegovina, Kosova, Rumania.