Mbledhje e KAS – 25 Qershor 2012
U mblodh ne datë 25 Qershor 2012 Këshilli i Arbitrazhit Sportiv (KAS), në një mbledhje analizuese të punës së KAS gjatë këtij sezoni, mbledhje kjo e drejtuar nga kryetari i KAS shqiptar, z. Arben Rakipi.
Në rend të ditës u diskutua roli dhe marrëveshja kontraktuale që KAS ka me federatat shqiptare të sportit, në zgjidhjen e konflikteve sportive, dhe cfarë mund të bëhet për të përmirësuar marrëdhëniet me federatat, në mënyrë që ato të përfitojnë sa më shumë nga shërbimet që ofron KAS.
Një pikë tjetër që u diskutua ishte mbi mënyrat sa më efikase të zbatimit të vendimeve të KAS dhe ekzekutimit vullnetar të tyre, pasi ato kanë kaluar nëpër të gjitha fazat e apelimit dhe kanë marrë formë të prerë.
Gjithashtu, nga CAS Lausanne ( Këshilli Ndërkombëtar i Arbitrazhit Sportiv) është njoftuar pranimi i z. Arben Rakipi si arbitër i kësaj organizate ndërkombëtare, duke patur mundësinë kështu të shqyrtojë konflikte sportive në nivel ndërkombëtar.