Në kuadër të pjesëmarrjes së Ekipit Mesdhetar Shqiptar në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018”, për Federatat e sporteve individuale që tashmë kanë konfirmuar pjesëmarrjen, KOKSH do të mbështesi sportistët pjesëmarrës të realizojnë kamp stërvitor përgatitor.
Federatat e sporteve respektive duhet të paraqesin aplikimin pranë KOKSH për realizimin e kampit stërvitor përgatitor deri në datën 29 Maj 2018.
Në vijim do të gjeni informacion për procedurën e aplikimit, kushteve financiare dhe raportimit.
Për zbatimin dhe monitorimin e këtij projekti, KOKSH ka angazhuar me përgjegjësi anëtarët e Komitetit Ekzekutiv dhe njëkohësisht anëtarë të Komisionit Teknik të KOKSH z. Koco Mikerezi dhe z. Labo Capo.