KOKSH & ICMG / Seminari i 4 i Menaxhimit ne Sport

14 Nëntor, 2017

KOKSH në bashkëpunim me Komitetin Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare ( ICMG) organizoi seminarin e 4rt të menaxhimit sportiv të ICMG me temë “ Të menaxhuarit në mënyrë strategjike të organizatës sportive – rruga drejt suksesit” në datat 10-11 Nëntor 2017 në qytetin e Durrësit. Në këtë seminar morën pjesë përfaqësues nga 10 shtete mesdhetare që aderojnë në ICMG: Algjeria, Kroacia, Qipro, Maqedonia, Mali i Zi, Libani, Malta, Tunizia, Kosova dhe Shqipëria. Seminari i cili nisi në orën 09:00 u përshendet nga Presidenti I KOKSH z. Viron Bezhani dhe Kryetari I Komisionit për Bashkëpunim dhe Zhvillim pranë ICMG z. Tullio Paratore.
Lektorë në këtë seminar ishin: z. Tullio Paratore, Prof. Assoc. Ivan Sandanski profesor i Menaxhimit të Sportit në Akademinë kombëtare të Sportit , z. Luc Vandeputte trajnues në rrjetin Memos dhe Themelues i “Sport Interface”, z. Stavri Bello Sekretar i Përgjithshëm i KOKSH.
Tematikat kryesore që u trajtuan në dy ditët e seminarit ishin:
• “Trashëgimia e Lojërave Mesdhetare”
• “Themelet Konceptuale të mendimit stategjik dhe menaxhimi i organeve kombëtare sportive”
• “Mendimi Strategjik, sfidat praktike dhe prespektivat”
• “Si të veprojmë në mënyrë stategjike nën ndryshimet e mëdha të paradigmave”,
• “Të drejtuarit në mënyrë Strategjike”
• “Menaxhimi Strategjik ndihmon qeverisjen e mirë”

Në seminar gjithashtu nuk mungoi interaktiviteti dhe angazhimi i pjesëmarrësve në punën në grup, duke identifikuar disa nga problemet aktuale strategjike të organizatave sportive nga të cilat vinin pjesëmarrësit, nëpërmjet metodave të ndryshme SWOT, PESTEL etj. Ceremonia e certifikimit të pjesëmarrësve shënoi përmbylljen e Seminarit. Për pjesëmarrësit u organizua një guidë qyteti në Muzeun Arkeologjik dhe Amfiteatrin e Durrësit.

BËHU NJË PARTNER OLIMPIK

RRETH KOKSH

logo-footer-widget-png-new22

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar njihet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar që nga viti 1959. KOKSH përfaqëson vlerat Olimpike në Shqipëri dhe është ndërmjetësi kryesor me komitetet e tjera Olimpike.

Na ndiqni në mediat tona sociale:
#NOCAlbania #KOKSH #TeamAlbania

2022 © Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar  |  Powered by WEBART.AL