KOKSH dhe bashkia Lezhë festuan të enjten në mbrëmje, ditën olimpike ndërkombëtare.
Në një mbrëmje të organizuar nga pushteti lokal nën kujdesin e kryetarit z. Pjerin Ndreu dhe akademisë olimpike, i ftuar ishte edhe kreu i komitetit olimpik, zoti Fidel Ylli.
Veç koncertit festiv, demonstruan në sporte të ndryshme dhjetëra fëmijë e të rinj.
Presidenti i KOKSH, z. Ylli, në fjalën e tij vuri theksin te rëndësia e të marrit me sport.
–
Kryetari Nredu gjatë fjalës së tij tha se Bashkia Lezhë do të përkrahë sportin dhe lëvizjen olimpike.
–
Dita olimpike ndërkombëtare është festuar në disa qytete të Shqipërisë.