U zhvillua në Tiranë Kongresi i Jashtëzakonshëm Zgjedhor i Federatës Botërore të Peshëngritjes. Në këtë kongres special u zgjodh presidenti i ri i Federatës si dhe Organet Drejtuese të IWF-së.
Mohammed Hasan Jalood Alshammari është presidenti i Federatës Botërore të Peshëngritjes. Kongresi i zhvilluar në Tiranë zgjodhi irakenin në krye të shtangës. Zëvendëspresidentë janë emëruar Ursula Papandrea, Doris Marrero, Attila Adamfi, Peter Krol dhe Pirro Dhima.
Gjithashtu, gjatë ditës së diel Kongresi i Peshëngritjes zgjodhi edhe anëtarët e Bordit të Federatës dhe organet e tjera.
Kronikë e mbrëmjes falënderuese për delegacionet e mbi 150 vendeve të botës, të cilat e zhvilluan Kongresin Zgjedhor të Federatës Botërore të Peshëngritjes në Shqipëri.