Ne vijim te mbledhjes se dates 20.07.2020 dhe asaj te dates 28.07.2020, Komiteti Ekzekutiv i KOKSH në zbatimit të pikës 6 të Rezolutës së Asamblenë e Jashtëzakonshme të KOKSH datë 09.02.2020, e cila përcakton krijimin e një Komiteti Teknik që do të angazhohet për ndryshimet Statutore të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, 2 prej te cileve do të jenë përfaqësues të Asamblesë së Përgjithshme të KOKSH, ka miratuar kriteret e kandidateve qe do te propozohen nga anetaret e KOKSH. Gjithashtu, KE ka miratuar edhe nje Road Map (plan hap pas hapi) i cili do te coj ne zbatimin e Rezolutes.
I.
Kriteret për kandidatin e propozuar nga Anëtarët e Asamblesë së Përgjithshme të KOKSH
- Te jetë jurist me profesion
- Të jetë anëtar në një organizatë sportive anëtare të KOKSH jo me pak se 5 vite
- Të ketë njohuri për legjislacionin e organizatave Jo-qeveritare dhe Jo-fitimprurëse (OJQ/OJF)
- Të ketë integritet profesional dhe moral
- Anëtari që propozon të jetë në rregull me kriteret statutore të anëtarësimit dhe të mos ketë asnjë detyrim ndaj KOKSH