Pas disa muajsh konsultimesh në të cilën Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC ) ka qenë i përfshirë në mënyrë aktive, Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s ka miratuar Kartën e rishikuar Ndërkombëtare mbi Edukimit Fizik, Aktivitetin Fizik dhe Sportin.
Karta, e cila nuk kishte qenë përditësuar që nga shpallja e saj në vitin 1978, është një dokument i rëndësishëm referimi për ata që janë të përfshirë në sport dhe në edukimin fizik.
Ky version i rishikuar ndryshon konceptin e aktivitetit fizik dhe integron dimensioneve të reja të realitetit të sportit, të cilat janë në interes të Lëvizjes Olimpike, duke i vënë theksin integritetit dhe vlerave etike, parimet e barazisë dhe diversitetit të praktikës, partneritetetit multi-aksionerë, qeverisjes së mirë, dhe përfitimeve të lidhura me përgjegjësinë dhe shëndetin .
Më e rëndësishmja është se ajo integron për herë të parë një njohjen të lëvizjeve Olimpike dhe Paralimpike si aktorë të rëndësishëm në përcaktimin e politikave për sportin dhe edukimin fizik.
Duke u bazuar në momentin e cila e ka parë edhe njohjen e fundit të kontributit të sportit në Objektivat e Qëndrueshëm të OKB-së për Zhvillim, ne ju inkurajojmë të mund ta përdorni në mënyrën më të mirë të mundshme këtë resurs të dobishëm për promovimin e sportit dhe edukimit fizik dhe të ndërtimit të partneriteteve me aktorë të tjerë kryesorë aksionerë dhe qeveritarë në të gjithë këtë përpjekje.
Një faqe e dedikuar webi me burime informacionesh shtesë është vënë në dispozicion. Ne ju ftojmë të vizitoni atë në adresën e mëposhtme :
http://www.unesco.org/new/en/social-and-human-sciences/themes/physical-education-and-sport/sport-charter
Në vazhdim do të gjeni të përkthyer në shqip Karten duke klikuar
ne foton me poshte