Dje Presidenti i KOKSH z. Viron Bezhani priti ne KOKSH Presidentin e Komitetit Olimpik te Britanise se Madhe Lordin Sebastian Coe i cili njekohesisht President i Federates Boterore te Atletikes dhe anetar i Komitetit Ekzekutiv te Komitetit Olimpik Europian. Ne takim Lordi Coe ishte i shoqeruar nga Presidenti i Federates Europiane te Atletikes Svein-Arne Hansen, Keshilltari i Lordit Coe z. Jee Isram, Presidenti i FSHA z. Gjergj Ruli dhe Sekretari i Pergjithshem i FSHA Nikolin Dionisi.
Presidenti Bezhani falenderoi te ftuarit per viziten ne Shqiperi dhe theksoi bashkepunimin dhe mbeshtetjen e KOKSH per sportin ne teresi dhe ate te atletikes ne vecanti ne mbeshtetjen e sportisteve, kualifikimin e trajnereve dhe administratoreve sportive si dhe mbeshtetje per FSHA ne lobimin per me shume terrene te duhura per atletiken.
Shqetesimi kryesor ka qene infratruktura e atletikes. Per kete qellim, gjate dites te ftuarit kane patur takime me autoritetet e larta qeveritare Kryeministrin Rama, Ministren Nikolla dhe kane inspektuar nga afer pisten e atletikes ne stadiumin e Elbasanit dhe ambjente te tjera.