Kampionia e Europës, Luiza Gega pritet me nderime shtetërore nga drejtuesit e sportit shqiptar.
Në aeroportin e Rinasit, për të falënderuar kampionen, veç kreut të Komitetit Olimpik z. Fidel Ylli ishin të pranishme ministrja e Arsimit dhe Sporteve znj. Evis Kushi ajo e Rinisë dhe Fëmijëve znj. Bora Muzhaqi si dhe personalitete të tjera.
Drejtuesit e falënderuan Gegën që nderoi flamurin kuqezi në Europian, ndërsa nga ana tjetër, atletja shqiptare deklaroi se ndihet krenare që garon për Shqipërinë dhe dëshiron që të gjithë të rinjtë të ndjekin shembullin e saj.