Certifikohen edhe Trajneret e Taekwondos ne Kursin Teknik

1 Nëntor, 2012

Perfundoi sot Kursi Teknik per Trajneret e Taekwondos, kurs ky i financuar nga Solidariteti Olimpik dhe mbeshtetur nga Federata Boterore e Taekwondos. KOKSH ne strategjine e tij per rritjen e cilesise sportive nepermjet trajnimit dhe kualifikimit te trajnereve ka realizuar ne bashkepunim me Federaten Shqiptare te Taekwondos ne datat 20 Tetor – 01 Nentor 2012, Kursin Teknik per trajneret e sportit te Taekwondos.

Pas 11 dite trajnimi, udhehequr nga eksperti i Federates Boterore te Taekwondos z. Seung Jae-Heo (mjeshter 7 dan, dhe gjyqtar nderkombetar), sot u zhvillua ceremonia e mbylljes se kursit dhe certifikimit te trajnereve qe moren pjese ne kete trajnim. Sipas z. Heo, ne fjalen e tij ai u shpreh :  “Jam shume i kenaqur qe drejtova kete kurs dhe se ne kaq dite nuk mund te pretendojme se keni arritur gjithcka por teknikat qe kemi mesuar keto dite, i mesohen elites se taekwondos ne Kore dhe shpresoj qe ju ti vini ne zbatim. Si ekspert nderkombetar kam qene edhe ne vende te tjera, por Shqiperia ka hyre ne zemren time sepse Korea ka pak a shume te njejten histori. Une do te jem i hapur te komunikoj me te gjithe ju per ecurine e taekwondos nw Shqiperi”.

[nggallery id=17]

Ceremonine e pershendeti edhe z. Stavri Bello, Sekretar i Pergjithshem i KOKSH, i cili vuri ne dukje pjesemarrjen e te rinjve te kete trajnim. KOKSH do te jete i hapur te mbeshtesi kualifikimin e trajnereve pasi e konsideron mjaf te rendesishem per rritjen e cilesine sportive. Tashme teknologjia e mundeson qe njohurite dhe eksperiencat ju ti ndani me njeri-tjetrin dhe mundohuni qe takime te tilla te ndodhin shpesh mes jush.

Ne perfundim u shperndane certifikatat per trajneret qe moren pjese ne kete trajnim 11 ditor. Ne kete kurs moren pjese 32 pjesemarres nga te cilet kishte  nga Federata Kosovare e Taekwondos si dhe ajo e Malit te zi. Nga testimi i realizuar nga Mjeshtri Heo, vetem 25 pjesemarres arriten te certifikohen.

BËHU NJË PARTNER OLIMPIK

RRETH KOKSH

logo-footer-widget-png-new22

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar njihet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar që nga viti 1959. KOKSH përfaqëson vlerat Olimpike në Shqipëri dhe është ndërmjetësi kryesor me komitetet e tjera Olimpike.

Na ndiqni në mediat tona sociale:
#NOCAlbania #KOKSH #TeamAlbania

2022 © Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar  |  Powered by WEBART.AL