BAKU 2015 – Lojrat Europiane Edicioni 1-re

22 Qershor, 2014

DSC02971

Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar ka zhvilluar nje takim ne zyrat e KOKSH ne kuader te zhvillimit per here te pare te Lojrave Europiane sportive.  E kryesuar nga Presidenti i KOKSH Viron Bezhani dhe Shefi i Misionit Hysen Domi, perfaqesuesit e Federatave sportive qe bejne pjese ne programin e Lojrave Europiane, jane informuar nga Domi per kete ngjarje te vecante sportive te kontinentit Europian e cila do te shenoje Edicionin  e pare te saj ne Qershorin e vitit 2015.

Qellimi i ketij takimi me federatat sportive ishte sensibilizimi i tyre per fillimin e pergatitjeve dhe krijimin e ekipit perfaqesues per cdo sport. Lojrat Europiane jane ne nje kuptim Lojrat Olimpike te Kontinentit tone dhe niveli i sportisteve qe do te marrin pjese ne te eshte e nivelit te larte. Mqns per pjesemarrjen ne keto lojra duhet qe sportistet te kualifikohen Shefi i Misionit theksoi faktin qe Federatat duhet te bejne shume kujdes ne ndjekjen e procesit te kualifikimit dhe pjesemarrjen ne eventet kualifikuese.

Komiteti Olimpik Europian është angazhuar për realizimin e këtij eventi madhor dhe ka vendosur mbas vlerësimesh të shumta që Edicionin e parë të Lojrave Europiane ta mirëpres qyteti i Baku në Azerbajxhan, të cilat janë parashikuar të mbahen në datat 12-28 Qershor 2015.

Shefi i Misionit Domi, i cili ka marre pjese ne Seminarin e Shefave te Misionit javen e kaluar, theksoi se nga ana e organizatoreve te Baku 2015 pothuajse 80% e te gjithe infrastruktures se organizmit te ketyre lojrave eshte gati.

DSC02968

BËHU NJË PARTNER OLIMPIK

RRETH KOKSH

logo-footer-widget-png-new22

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar njihet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar që nga viti 1959. KOKSH përfaqëson vlerat Olimpike në Shqipëri dhe është ndërmjetësi kryesor me komitetet e tjera Olimpike.

Na ndiqni në mediat tona sociale:
#NOCAlbania #KOKSH #TeamAlbania

2022 © Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar  |  Powered by WEBART.AL