Per tre dite me radhe ne datat 29-31 Maj 2014, ne Shengjin te Lezhes, Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar zhvilloi Kursin per Administratore Sportive. Pjesemarres ne kete kurs ishin individe qe drejtojne ose aderojne ne shoqata apo klube te ndryshme sportive, specialiste ne institucione publike lokale qe kane mision zhvillimin e sportit si dhe studente qe projektojne veten e tyre si menaxher te organizatave sportive.
Drejtoret Kombetare per zhvillimin e ketyre kurseve te licensuar nga IOC: S.Bello, L. Tase, G.Panariti, E.Gjoka dhe K.Muca, trajtuan tematika te ndryshme qe perfshijne nga filozofia dhe njohja e levizjes Olimpike e deri tek aftesi menaxheriale apo zhvillimit te sportit:
Njohje me Levizjen Olimpike dhe organizimin e saj; Lojrat Olimpike, Filozofia, Vlerat, Etika, Fair Play dhe Dhuna ne sport; Plani strategjik, Menaxhimi i financave, Menaxhimi i burimeve njerezore, etj.
Pjesemarresit ishin te motivuar dhe pjese e suksesit te kursit me interaktivitetin e tyre. Pjese kontribuese e ketij kursi ishte i diplomualri ne ASMC 2, Genci Nexhipi, i cili nxiti pjesemarresit ne nje mendim analitik te Etikes ne Sport. Ky nivel kursi eshte nje hap larg per kandidatet qe synojne pjesemarrjen e tyre ne Kursin e Avancuar per Menaxhimin Sportiv i cili pritet te filloje ne muajin Nentor 2014 me edicionin e tij te trete.