Mediat ndërkombëtare i kanë dhënë një hapësirë të veçantë Asamblesë së 27-të Zgjedhore të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, të zhvilluar 29 tetorin e shkuar, në Tiranë.
Kështu, faqja e ANOC (Shoqata e Komiteteve Olimpike Kombëtare), “anocolympic.org”, faqja e EOC (Komitetit Olimpik Europian), “mailchi.mp” dhe “insidethegames.biz” i kanë kushtuar nga një artikull ngjarjeve të fundit në KOKSH, zgjedhjen e katër anëtarëve të Komitetit Olimpik, formimin e KAS-it shqiptar dhe nderimin e dy personaliteteve, z. Gazmend Çaçi e z. Gjergj Ruli.
