Presidenti, z. Fidel Ylli priti në ambientet e KOKSH trajnerë dhe sportistë të “kickboxing”, të cilët morën pjesë në kampionatin ballkanik nga ku u kthyen me disa medalje.
Kreu i KOKSH falënderoi të pranishmit për kontributin që japin për sportin shqiptar, tha se Komiteti Olimpik do të ndihmojë çdo disiplinë, duke përfshirë “kickboxing”, ndërsa i njohu me atletët me platformën “SportALB” dhe me arritje të tjera të institucionit që ai drejton.
Në fund, presidenti vlerësoi drejtuesit dhe sportistët me certifikata mirënjohje për paraqitjet në Kampionatin Ballkanik.