Sot, datë 17 Mars 2015, Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar zhvilloi Asambenë e 18-të të Përgjithshme, në ambjentet e Hotel Bleart, shkëmbi i Kavajës, Durrës.
Presidenti i KOKSH z. Viron Bezhani falenderoi te gjithe anetaret KOKSH qe ishin prezent ne kete asamble si dhe gjithe miqte e ftuar.
Asambleja u cel me respektimin e himnit Kombëtar dhe atij Olimpik dhe më pas Presidenti Bezhani ftoi gjithe te pranishmit te nderonin me nje minute heshtje kujtimin e ish Presidentit të R/Amatorizmit z. Miftar Fana i cili është larguar nga kjo jetë vitin e kaluar.
Me pas Presidenti Bezhani deklaroi se Asambleja ka quorumin e nevojshem per te marre vendime dhe e shpalli ate zyrtarisht te hapi.
Celja e punimve te Asamblese se 18 te Pergjithshme te KOKSH u be me ane te ceremonisë se dhënies së Urdhërit Olimpik dhe cmimeve per 10 sportistet më të mirë për vitin 2014.
U nderuan me Urdherat Olimpikë per kontributin e tyre te padiskutueshem per zhvillimin e Lëvizjen Olimpike në Shqipëri :
Vangjel Zhapa – pas vdekjes (filantrop dhe kontribues në idealet e shpirtit Olimpik)
Vangjel Koja – mjeshtër dhe me shumë kontribute në sportin e Volejbollit
Fidel Ylli – ish anëtar i Komitetit Ekzekutiv të KOKSH dhe kontribut për zhvillimin e Lëvizjes Olimpike në Shqipëri
Genc Boga – ish anëtar i Komitetit Ekzekutiv të KOKSH dhe kontribut për zhvillimin e Lëvizjes Olimpike në Shqipëri
Ju dhane cmime 10 sportisteve me te mire te vitit 2014 sportisteve te propozuar nga Federatat perkatese per rezultatet e tyre te larta ne disiplinat perkatese.
Luiza Gega – Atletikë
Migena Plasa – Basketboll
Jurgen Uldedaj – Boks
Klinti Grembi – Ciklizëm
Alban Hoxha – Futboll
Noel Borshi- Not
Suela Mëhilli – Ski
Endrit Cullhaj – Xhudo
Ada Demneri – Taekwondo
Erblira Bici – Volejboll
Asamblenë e përshëndeti zv. Ministri i Arsimit dhe Sportit z. Rauf Dimraj i cili theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes institucioneve për zhvillimin e sportit që në bazë dhe në të gjithë sistemin në tërësi.
Pas dhënies së cmimeve, punimet e Asamblesë vijuan me raportin e Presidentit Bezhani për punën dhe aktivitetet e realizuara nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar përgjatë vitit 2014.
Në vijim, gjithashtu u prezantuan:
Raporti Financiar nga Anetrari Komitetit Ekzekutiv Z. Gjergj Leqejza, Raporti i Auditit të jashtëm, Raportet per politikat dhe praktikat e kualifikimit ne KOKSH mbajtur nga Anetarja e Komitetit Ekzekutiv dhe Kryetare Komisionit te Kualifikimit znj. Majlinda Pilinci, Femra dhe Sporti mbajtur nga Anetarja e Komitetit Ekzekutiv dhe Kryetare Komisionit Femra dhe Sporti znj. Ela Tase, dhe Edukimi Olimpik prezantuar nga Anetari Komitetit Ekzekutiv dhe Kryetar i Komisionit Sport per te Gjithe, Z. Ilir Gusho.
Anëtarët e Asamblesë diskutuan gjithashtu edhe për projekt ligjin°Per Sportin° i cili është përgatitur nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve. Pritet që të gjitha Federatat sportive të japin opinionet e tyre rreth këtij projekt ligji, në mënyrë që ai të plotësohet dhe të jetë i vlefshëm dhe i pranueshëm për të gjithë.
E vecantë e kësaj asambleje ishte edhe krijimi i Komisionit të Etikës i cili do të jëtë nje Komision i pavarur nga Komiteti Ekzekutiv dhe do të raportojë punën e tij vetëm përpara Asamblesë. Anëtarët e Asamblesë ia besuan kryesimin këtij Komisioni avokatit z.Vojo Malo. Ky komision ngrihet duke ndjekur parimet e Kartes Olimpike dhe orientimet e CIO sipas rekomandimeve Agenda Olimpike 2020.