Aktivitet me rastin e Kupës së Botës i organizuar nga Ambasada e Katarit

1 Nëntor, 2022

Në Parkun Olimpik “Feti Borova”, të dielën më 30 tetor, Ambasada e Katarit zhvilloi një aktivitet me rastin e Kupës së Botës që nis më 20 nëntor në këtë shtet.

Të pranishëm ishin Presidenti i KOKSH, z. Fidel Ylli, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj si dhe zyrtarë të tjerë e të ftuar nga trupi diplomatik i akredituar në Shqipëri.

Ambasadori i Katarit, z. Ali bin Hamad Al Marri, në fjalën e tij falënderoi miqtë, ndërkohë që paraqiti punën e shtetit të tij për organizimin e Botërorit si dhe çfarë do të ndodhë në 29 ditët që zhvillohet Kupa e Botës.

Aktiviteti u mbyll me disa ndeshje simbolike.

BËHU NJË PARTNER OLIMPIK

RRETH KOKSH

logo-footer-widget-png-new22

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar njihet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar që nga viti 1959. KOKSH përfaqëson vlerat Olimpike në Shqipëri dhe është ndërmjetësi kryesor me komitetet e tjera Olimpike.

Na ndiqni në mediat tona sociale:
#NOCAlbania #KOKSH #TeamAlbania

2022 © Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar  |  Powered by WEBART.AL