“Turneu Universitar i Tiranës”, me pjesëmarrjen e 14 universiteteve ngriti siparin në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”.
Në takim, veç presidentit të Federatës së Sporteve Universitare, z. Besnik Veliu, morën pjesë presidenti i KOKSH, z. Fidel Ylli, Ministrja e Arsimit dhe Sporteve, znj. Evis Kushi dhe rektori i Universitetit të Tiranës, z. Artan Hoxha, të cilët përshëndetën studentët pjesëmarrës.
Janë 360 sportistë-studentë të cilët garojnë në disiplinat volejboll, basketboll dhe futsal, në një aktivitet sportivo-argëtues.