Në Berat ishte ndalesa e radhës e trajnuesve të projetit “Ekipet Sportive 2022”. Mësues të edukimit fizik, mjekë dhe trajnerë, që do të marrin pjesë në projekt, u specializuan për mënyrën e matjeve mediko-morfo-funksionale.
Veç trajnimit të pranishmit u çertifikuan si pjesë e projektit që ndërton ekipe sportive basketbolli dhe volejbolli në çdo shkollë të qarkut.