Abdullah Backa në karate mbyll dhe garën e fundit në “Lojërat e Solidaritetit Islamik Konya 2021”, në peshën 60 kg.
Për fat të keq nuk ia del të fitojë kundër algjerianit Anis Helassa Ayoub, një nga lojtarët më të fortë në Botë.
Edhe pse u mundua shumë dhe beri nje paraqitje shumë të mirë, Backa e pati të vështirë duke humbur 2-4 përballë një kundërshtari i cili më 8 korrik ishte shpallur “Kampion i Lojërave Botërore” me të Rriturit (Senior). Backa u klasifikua i 9-ti në garën e karatesë.
Në 50 metra flutur Dalvi Elezi renditet i pesti në baterinë kualifikuese. Notari kuqezi e mbylli garën me kohën 26.83, shumë pranë asaj që e kualifikonte direkt në finale.