Luiza Gega fiton baterinë e saj dhe kualifikohet në finalen e madhe të Kampionatit Europian të Atletikës 2022, që po zhvillohet në Mynih, Gjermani.
Atletja shqiptare dominoi të gjithë garën, duke triumfuar me kohën 9.30.93.
Vlen për t’u theksuar se Gega ishte në krye në çdo moment të 3000 metrave, duke treguar se është një nga vajzat më të shpejta të Europës.
Për Luizën tani është edhe pengesa e fundit, finalja e madhe e së shtunës, ku do të kërkojë të shpallet kampione Europe në 3000 metra me pengesa.