Të reja, 16 gusht

16 Gusht, 2022

Sofian Sarrag del i shtati në finalen e 800 metrave. Notari kuqezi garoi me më të mirët në Lojërat e Solidaritetit Islamik, duke e mbyllur garën me kohën 9:04.29.

Disiplina 800 metra stil i lirë ishte disiplina e dytë më e gjatë e notit në “Konya 2021”.

Dalvi Elezi përfundon garimin në gjysmefinalen e 100 metrave stil i lirë.

Notari në baterinë 1 dha kohën 53.65 duke u renditur në vendin e tetë.

Xhudoja mbyll aventurën në “Konya 2021”.

Erson Ramaj, i cili garoi në peshën 90 kg nuk kaloi dot raundin e dytë. Ramaj u mund me “ippon” nga iraniani Seyedmohammadreza.

Dalvi Elezi garoi në 100 metra stil i lirë.

Notari shqiptar u rendit i 5-ti në baterinë e tij me kohën 53.97 dhe arrin të kualifikohet në gjysëmfinalen e kësaj disipline në Lojërat e Solidaritetit Islamik, “Konya 2021”.

BËHU NJË PARTNER OLIMPIK

RRETH KOKSH

logo-footer-widget-png-new22

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar njihet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar që nga viti 1959. KOKSH përfaqëson vlerat Olimpike në Shqipëri dhe është ndërmjetësi kryesor me komitetet e tjera Olimpike.

Na ndiqni në mediat tona sociale:
#NOCAlbania #KOKSH #TeamAlbania

2022 © Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar  |  Powered by WEBART.AL