Medalja e parë për Shqipërinë në “Lojërat e Solidaritetit Islamik Konya 2021”.
Mundësi Zelihmkan Abakarov fiton medaljen e argjentë në kategorinë 65 kg në përballje me kampionin Olimpik Aliyev.
Momenti më emocionues ishte dorëzimi i medaljes nga Presidenti i KOKSH, z. Fidel Ylli me ftesë të Federatës Botërore të Mundjes.
Elisa Myrtollari mbyll garën e 200 metrave.
Atletja dha kohën 25.60 në garën e dytë të shpejtësisë. Myrtollari mori pjesë edhe në 100 metra, në Lojërat e Solidaritetit Islamik, “Konya 2021” dhe është një nga premtimet e atletikës shqiptare.
Orseld Shkalla mbyll ndeshjen e dytë në taekwondo.
Sportisti kuqezi kishte përballë Javad Aghayev nga Azerbajian.
Takimi rezultoi i fortë, ndërkohë që Shkalla u mund 2-0 edhe pse bëri maksimumin për të fituar, paraqitja e shqiptarit ishte për t’u vlerësuar.
Zelimkhan Abakarov fiton ndeshjen e parë në “Konya 2021” dhe niset drejt finales.
Mundësi triumoi 10-0 ndaj kundërshtarit nga Kazakistan, duke dominuar gjithë ndeshjen. Në peshën 65 kg, sportisti e pati të lehtë që të kalonte në turin tjetër, ndërkohë që nga ai pritet medalje, duke pasur parasysh që vjen nga e arta e “Oran 2022”.
Orseld Shkalla fiton ndeshjen e parë në Taekwondo.
Në peshën 68 kg, sportisti shqiptar mundi 2-0 kundërshtarin nga Çadi, Komte Koulnodji gjatë Lojërave të Solidaritetit Islamik.
Takimin e ndoqën nga afër presidenti i KOKSH-it, z. Fidel Ylli, zëvendësministri i sporteve z.Endrit Hoxha dhe sekretari z. Gerti Shima.