Shqipëria merr 6 medalje në turneun “Judo for peace”

25 Maj, 2022

Gjatë së premtes të kaluar, në qytetin e Pejës u zhvillua turneu i përvitshëm i judos “Judo for peace”. Në këtë kampionat vendi ynë u përfaqësua nga një ekip prej 32 personash, të cilë garuan në kategoritë Senior dhe Cadet.

Pas përballjeve të luftuara, sportistët tanë arritën të merrnin në total 6 medalje, 4 në kategorinë Cadet dhe 2 në Senior. Për kategorinë Cadet medalje morën Klevisa Fejza,pesha deri në 48kg, Ejsi Ahmeti, pesha deri në 60 kg, Alion Agolli,pesha deri në 90kg dhe Erisa Bajrami, e cila përveçse arriti në triumfonte në kategorinë Cadet për peshën deri në 57kg, u vlerësua si një sportiste me shumë perspektivë.

Ndërsa në kategorinë senior kampionë u shpallën Kasandra Kovaçi në peshën deri në 63kg dhe Erson Rama në peshën deri në 90kg.

BËHU NJË PARTNER OLIMPIK

RRETH KOKSH

logo-footer-widget-png-new22

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar njihet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar që nga viti 1959. KOKSH përfaqëson vlerat Olimpike në Shqipëri dhe është ndërmjetësi kryesor me komitetet e tjera Olimpike.

Na ndiqni në mediat tona sociale:
#NOCAlbania #KOKSH #TeamAlbania

2022 © Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar  |  Powered by WEBART.AL