Presidenti i KOKSH pergezon nenkampionen e Evropes Luiza Gega

13 Korrik, 2016

Copy of DSC_0079

Presidenti i KOKSH Z. Viron Bezhani priti sot në prani edhe të Anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv, nënkampionen e Evropës,  medalje argjendi në garën 3000m pengesa, në Kampionatin Europian të Atletikës në mbajtur në Amsterdam javën e kaluar, atleten Luiza Gega, së bashku me trajnerin e saj z. Taulant Stërmasi të shoqëruar nga President i Federatës së Atletikës z. Gjergj Ruli .

Presidenti i KOKSH, Z.Viron Bezhani në konferencën për shtyp në prani të mediave, uroi atleten e talentuar për suksesin e arritur. Ai theksoi dhe vlerësoi kontributin që kanë arritjet e suksesit të atletes së medaljes së argjendë në sportin Shqiptar. Gjithashtu ai kujtoi se pas kësaj arritjeje qëndron puna e madhe e bërë deri tani ashtu sikurse  do të duhet ende punë e përpjekje për një qëllim më të madh – rezultate të mira në Lojërat Olimpike “Rio 2016”, pasi Luiza është atletja e parë e kualifikuar nga Ekipi Shqiptar në këto Lojëra.

Copy of DSC_0069

Presidenti Bezhani premtoi se këto rezultate duhet të stimulohen në respekt të mundit dhe sakrificës që sportistët japin dhe theksoi se Komiteti Ekzekutiv i KOKSH ka vendosur që të japë një shpërblim motivues Luiza Gegës për fitoren e medaljes së argjendit në Kampjonatin Europian Amsterdam 2016.

Atletja Luiza Gega falenderoi duke përmendur mbështetjen shumë të rëndësishme e dhënë nga KOKSH në përgatitjen për këto Lojëra prej tre vite radhazi me anë të Bursës Olimpike, si dhe mbështetjen e  Federatës dhe  trajnerit të saj. Trajneri i atletes Luiza Gega, cilësoi arritjet dhe përpjekjet maksimale të atletes dhe mbështetjen e KOKSH  në përpjekjet e saj drej Lojërave Olimpike “Londër  2012” ashtu dhe rrugëtimin e saj drejt “Rio 2016”.  Ai e theksoi si mjaft të rëndësishëm faktorin mbështetës të të gjithë aktorëve i cili është i domosdoshëm për arritje më të larta.

Moment i rëndësishëm ishte firmosja e Kontratës si pjesë e Ekipit Olimpik Shqiptar  për Lojërat Olimpike “Rio 2016”, ndërmjet Sportistes Luiza Gega dhe Presidentit të KOKSH z. Viron Bezhani.

????????????????????????????????????

Pas firmosjes së Kontratës, Luizës iu dorëzua zyrtarisht edhe uniforma sportive e Ekipit Olimpik të cilën ajo e veshi dhe e prezantoi para medias.

Në fund fjalën e mbajti  Gjergj Ruli, President i Federatës Shqiptare të Atletikës i cili shprehu krenarinë që atletja Luiza Gega dhe atleti Izmir Smajlaj , të dy pjesë të Ekipit Olimpik Shqiptar  “Rio 2016” me rezultatet e tyre në Kampjonatin Europian janë  një shembull suksesi të kësaj federate duke uruar që  sportistë të tjerë të vlerësohen dhe  të ndjekin këto modele.

Copy of DSC_0117

Copy of DSC_0099Remove featured image

BËHU NJË PARTNER OLIMPIK

RRETH KOKSH

logo-footer-widget-png-new22

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar njihet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar që nga viti 1959. KOKSH përfaqëson vlerat Olimpike në Shqipëri dhe është ndërmjetësi kryesor me komitetet e tjera Olimpike.

Na ndiqni në mediat tona sociale:
#NOCAlbania #KOKSH #TeamAlbania

2022 © Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar  |  Powered by WEBART.AL