Pjesëmarrja e ekipit shqiptar në “Lojërat e Solidaritetit Islamik – Konya 2021” është jo vetëm një mundësi e mirë për të qenë pjesë e garave dhe për të konkuruar me më të mirët nga e gjithë bota, por njëkohësisht një mundësi shumë e mirë për t’u njohur me komisionin e sportistëve si dhe aktivitetet dhe mbledhjet që Athlete365 (Komuniteti zyrtar për olimpistët dhe atletët elitarë), në bashkëpunim me ISSF Sports (Federata e Sporteve të Solidaritetit Islamik), organizojnë për të bërë të mundur që zëri i sportistëve të dëgjohet.