Të reja, 13 gusht

13 Gusht, 2022

Paraqitje fantastike e Mikel Demirit në çiklizëm. Në garën e rrugës, Demiri u rendit i 5-ti nga 69 konkurentë.

Sportisti kuqezi ishte protagonist i grupit të parë, duke dominuar dhe treguar veten në çdo moment të 125 kilometrave, por në sprintin final i shpëtoi medalja.

Çiklisti tjetër, Brikel Barci nuk hyri dot në 20-shen e parë, i kushtëzuar nga gjendja shëndetësore që e ka shqetësuar këto ditë qëndrimi në fshatin e sportistëve.

Përtej rezultatit, Demiri shkëlqeu teksa konsiderohet e ardhmja e çiklizmit dhe këtë e tregoi edhe në Lojërat e Solidaritetit Islamik “Konya 2021”.

Sofian Sarrag mbyll konkurrimin në garën e 400 metrave stil i lirë. Notari në pishinë dha kohën 4.21.60, duke u renditur i pesti në baterinë e tij kualifikuese.

BËHU NJË PARTNER OLIMPIK

RRETH KOKSH

logo-footer-widget-png-new22

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar njihet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar që nga viti 1959. KOKSH përfaqëson vlerat Olimpike në Shqipëri dhe është ndërmjetësi kryesor me komitetet e tjera Olimpike.

Na ndiqni në mediat tona sociale:
#NOCAlbania #KOKSH #TeamAlbania

2022 © Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar  |  Powered by WEBART.AL