Në kuadër të Projektit “Ekipet Sportive 2022”, projekt i financuar nga Buxheti i Shtetit, KOKSH, fton kondidatët e interesuar për të aplikuar për pozicionin e punës “Studiues Shkencor”.
Jemi në kërkim të një studiuesi/hulumtuesi shkencor, për t’ju bashkuar ekipit të projektit Ekipet Sportive 2022, i cili do të bashkëpunojë ngushtë me ekipin e mjekëve të përfshirë në projekt, për të hartuar protokolle të ndryshme, kryesisht të matjeve të nxënësve si dhe për të shërbyer si personi përgjegjës për të prodhuar studimin kryesor shkencor të projektit. Ky person do të drejtojë punën për analizimin e të dhënave të prodhuara nga projekti dhe prodhimin e një studimi që do të analizojë situatën në Shqipëri në nivel makro sipas kampionit të nxënësve që prek projekti.
Për më shumë shfletoni njoftimin e plotë: