KOKSH është në kërkim të një Menaxher/eje të Rrjeteve Sociale. Ky individ do të jetë përgjegjës për menaxhimin dhe përmbajtjen e rrjeteve sociale të projektit. Ky person do të mbikëqyrë ndërveprimet e platformave sociale të projektit me publikun duke zbatuar strategjitë e përmbajtjes së platformave të mediave sociale si dhe
sipas një programacioni të përcaktuar prej tij/saj. Detyra të tjera përfshijnë analizimin e të dhënave të angazhimit onlinë, identifikimin e tendencave në ndërveprimet me audiecën, si dhe planifikimin e fushatave dixhitale për të ndërtuar audiencë. Ky individ do të angazhohet gjatë hartimit, përpilimit, dhe zbatimit të planit të marketingut dhe komunikimit të Projektit.
Për më shumë shfletoni njoftimin e plotë: