Universitetit “Aleksandër Xhuvani”
Elbasan
Në emër të Komitetit Olimpi Kombëtar Shqiptar shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të studentëve të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit, për humbjen tragjike të këtyre jetëve të reja si pasojë e aksidentit rrugor pranë Urës së Vishës në Himarë.
Shprehim solidaritetin dhe bashkohemi me dhimbjen e jashtëzakonshme në këtë ngjarje shumë të rëndë me familjarët, stafin pedagogjik dhe shokët e shoqet e viktimave të këtij aksidenti të tmerrshëm . Nën ndjenjën e humanizmit dhe dhimbjes urojmë që familjarët të gjejnë forcën dhe kurajon për të përballuar humbjen e të dashurve të tyre.
Jemi të pranishëm dhe për ata që i mbijetuan aksidentit me urimet tona për një shërim të plotë dhe të shpejtë.
Me respekt
Stavri Bello
Sekretar i Përgjithshëm