Konkluzione te Tryezes se Rrumbullaket – Femra dhe Sporti

15 Mars, 2012

Komisioni Femra dhe Sporti pranë Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar organizoi në kuadrin e festës se 8 Marsit dhe të 100 vjetorit të pavarësisë , me datë 10 Mars 2012, një Tryezë të Rrumbullakët me temë :

“Ndikimet fizikë dhe sociale të sportit në jetën e femrës shqiptare”

Aktiviteti u realizua me pjesëmarrjen e shume figurave të njohura të sportit por dhe përfaqësuese të grave të sukseshme nga shoqata të ndryshme të shoqërisë civile.

Pjesëmarrësit në këtë tryezë u njohën me Deklaratën e Konferencës së 5-të Botërore të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar mbi Gratë dhe Sportin, mbajtur në Shkurt të 2012 në Los Angeles.

Diskutimet në këtë Tryezë u fokusuan në mungesën e grave në pozicione vendimarrëse në kryesitë e Federatave Sportive, mungesa e impaktit të aktivizimit të femrës jo vetëm në sport por dhe në jetën e saj aktive të përditshme, mungesa e strukturave të harmonizuara për masivizimin e pjesëmarrjes së femrës me sport, etj.

Në përfundim të diskutimeve Tryeza doli me disa konkluzione.

Në vazhdim të aktiviteteve të planifikuara dita vazhdoi me organizime në Pallatin e Sportit Asllan Rusi.Zonjave pjesëmarrëse në aktivitet ju bashkuan grupe të studenteve dhe përfaqësues të Federatës së Dancit Sportiv. U realizuan ndeshje basketbolli, demostrime të dancit sportiv dhe dita u mbyll me përfshirjen e të gjithë pjesëmarrësve në ushtrime aerobie.

Download the article Femra dhe_Sporti

KONKLUZIONE TE TRYEZES SE RRUMBULLAKET

FEMRA DHE SPORTI

DT. 10 MARS 2012

  1. Të punohet për gjetjen e më shumë resurseve për zhvillimin e aftësive të grave në menaxhim, lidership dhe vendimarrje, në bashkëpunim me KOKSH, Federatat, Ministritë dhe institucionet të tjera politikbërëse dhe vendimarrëse.
  1. Të krijohet rrjetëzimi i të gjitha grave në database për barazinë gjinore në drejtim të praktikimit të sporteve duke i vënë si statistikë e domosdoshme e edukimit, zhvillimit dhe vendimarrjes.
  1. Të ndiqet shembulli i KOKSH edhe në strukturat e tjera sportive “ të respektohet kuota mbi 30% “e grave pjesëmarrëse në postet vendimarrëse, si një detyrim ligjor dhe të vendoset në statutet dhe rregulloret e cdo institucioni që realizon aktivitete sportive.
  1. Të rriten inisiativat si detyrim ligjor për mbështetja e burrave dhe e grave si vendim i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar për të lidhur barazinë gjinore me qeverisjen e mirë brenda Lëvizjes Olimpike,të adoptohet si një politikë e organizatave sportive dhe të reklamohet e publikohet gjerësisht.
  1. Të krijohen partneritete pune më të ngushta me Kombet e Bashkuara dhe agjencitë e tij, sidomos Gratë e Kombeve të Bashkuara, dhe të jetë pjesë e saj në punën e Komitetit për Statusin e Grave të Kombeve të Bashkuara, në mënyrë që të nxisë axhendën e saj për barazinë gjinore. Partneritete këto që duhet të vendosen edhe në nivele politikbërëse lokale dhe qëndrore ndërmjet organizatave sportive kombëtare, ekipeve të vendeve Kombeve të Bashkuara dhe shoqërisë civile si një pjesë edukuese e të gjithë shoqërisë.
  1. Duhet që konkluzionet e kësaj tryeze të bëhet e mundur që ti kalohet si mesash në institucionet përkatëse në mënyrë që të depërtojë në zbatimet e politikave të Qeverisë.
  1. Promovimi i modelit të grave në postet drejtuese në sport, si një nga modelet më të nevojshme për të treguar se gratë nuk janë të brishta, se dhuna dhe element të tjerë negative nuk luftohet vetëm, por gruaja është e fortë dhe modeli i saj në emancipimin e shoqërisë shqiptare ka filluar pikërisht me promovimin e grave të jashtëzakonshme që ne kemi në sport, jo për një ditë por për gjatë gjithë vitit si një edukim që vjen nga tryezave të rrumbullakëta që duhet të organizohen në vazhdimësi.
  1. Të rritet planifikimi i buxhetit të ndarë sipas pritshmërisë gjinore në drejtim të zhvillimit të sportit për të gjithë shoqërinë.

BËHU NJË PARTNER OLIMPIK

RRETH KOKSH

logo-footer-widget-png-new22

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar njihet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar që nga viti 1959. KOKSH përfaqëson vlerat Olimpike në Shqipëri dhe është ndërmjetësi kryesor me komitetet e tjera Olimpike.

Na ndiqni në mediat tona sociale:
#NOCAlbania #KOKSH #TeamAlbania

2022 © Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar  |  Powered by WEBART.AL