KOKSH ne objektivat e tij per zhvillimin dhe trajnimin e burimeve njerezore ne sport do te mbeshtesi Federaten Shqiptare te Mundjes me nje projekt (Kurs Teknik per Trajnere) te financuar nga Solidariteti Olimpik. FILA Federata Boterore e Mundjes do te dergoje ne datat 8-20 Tetor 2012 ne Shqiperi z. Andon Sheytanov Specialist nderkombetar nga Bullgaria i cili do te drejtoje Kursin Teknik per trajneret e sportit te mundjes.
Kurse te tilla KOKSH do ti mundesoje edhe per sportet e Xhudos, Taekwondos dhe Boksit te cilat jane ne proces finalizimi te percaktimit te specialisteve nderkombetare me Federatat Boterore perkatese.