EDHE 100 VJET z. DOMI

26 Dhjetor, 2011

Dje në qytetin e Elbasanit, në prani të njerëzve të sportit, miqve, kolegëve, dashamirësve dhe familjes u organizua ceremonia e ditëlindjes së 60-të e z. Hysen Domi, ish President i KOKSH për periudhën 2000-2009 dhe aktualisht President Ndëri i KOKSH.

E konceptuar një një ceremoni të thjeshtë mes miqsh dhe për të vlerësuar z. Domi si një figurë e madhe e sportit të volejbollit elbasanas por edhe atij shqiptar, vlerësime morri nga të gjithë të pranishmit të cilët theksuan dhe e vecuan jo vetëm për kontributin e tij në sport, por edhe si koleg, familjar, administrator dhe shok shumë I mirë me vlera të vecanta. Të pranishëm për të nderuar z. Domi në këtë ceremoni ishin anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të KOKSH, titullarë të federatave sportive, Universiteti Aleksandër Xhuvani dhe Universiteti i Sporteve të Tiranës, Kryetari i Bashkisë Elbasan, Deputetë të Parlamentit, miq e shokë, familjarë të tij.

Pas fjalëve përshëndetëse të Sekretarit të Përgjithshëm të KOKSH, Kryetarit të Bashkisë Elbasan dhe Rektorit të Universitetit Aleksandër Xhuvani, universitet në të cilin z. Domi aktualisht jep kontributin e tij në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit, u ftuan të ndjekin në retrospektivë z. Domi me anë të një ekspozite dhe video të përgatitur nga KOKSH. Të pranishmit patën mundësi të njihen dhe kujtojnë disa nga momentet e jetës dhe kontributit të z. Domi në sport në periudha të ndryshme të jetës së tij.
Për të qenë gjatë në memorje kjo mbrëmje festive me miqsh, në formë simbolike z. Domi iu dhurua një top volejbolli ku të gjithë të pranishmit patën mundësi të shkruajnë urimin së bashku me nënshkrimin e tyre.

BËHU NJË PARTNER OLIMPIK

RRETH KOKSH

logo-footer-widget-png-new22

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar njihet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar që nga viti 1959. KOKSH përfaqëson vlerat Olimpike në Shqipëri dhe është ndërmjetësi kryesor me komitetet e tjera Olimpike.

Na ndiqni në mediat tona sociale:
#NOCAlbania #KOKSH #TeamAlbania

2022 © Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar  |  Powered by WEBART.AL