Në qytetin e Elbasanit, gjatë datave 23 dhe 24 maj u zhvillua Kampionati Kombëtar i Atletikës për të Rritur, ku spikati talenti i atletikës shqiptare, Franko Burraj.
Burraj arriti të triumfonte 2 herë në “Elbasan Arena”, në garën 400m me rezultatin 47”44 (47 sekonda e 44 të qindëtat) dhe në garën 200m me kohën 21”29, ku arriti të vendoste një rekord të ri kombëtar, duke e përmirësuar kohën e mëparshme e cila ishte 21”45, rekord i cili ishte vënë po nga ai.
Franko Burraj është një atlet me perspektivë të madhe, ku deri më tani ka arritur të marrë disa medalje ndërkombëtare, si dhe është mbajtës i rekordit të garave 400m në salla të hapura, me kohën 46”48 dhe 400m në salla të mbyllura, me kohën 46”83.


