Regjistrimet deri me 11 Mars 2013
Per te gjithe personat e interesuar, KOKSH njofton se kane filluar regjistrimet per Kursin e Avancuar per Menaxhimin Sportiv – ASMC 2013 (Edicioni i dytë).
Ne vijim do te gjeni kriteret dhe formularin e aplikimit per pjesemarrjen ne ASMC 2013.
Vështrim i Përgjithshëm
ASMC i mundëson personave të nivelit ekzekutiv që punojnë në organizatat sportive, vullnetarë (të zgjedhur në bordet drejtuese) apo anëtarëve të stafit me pagesë, të zgjerojnë dhe përmirësojnë aftësitë e tyre menaxheriale dhe njëhësisht të kontribuojnë në një komunitet që mëson nga njëri-tjetri. Metoda me pjesëmarrje dhe praktika e zhvillimit dhe prezantimit të rasteve të studimit, ndarja e eksperiencave dhe studimi materialeve të prezantuara gjatë kursit, do të ndihmojë në rritjen e aftësive menaxheriale të pjesmarrësve.
Ky është një program me gjashtë module ku përfshihen ditë mësimi në distancë dhe ditë mësimi intensive në klasë. Përmbajtja e lëndës do ti ofrojë kursantëve, njohuri më të fundit mbi menaxhimin sportiv dhe aftësi të cilat do të rrisin kapacitetet e tyre drejtuese.
Kush duhet të marrë pjesë?
Kursi i ASMC , është projektuar për drejtues dhe administratorë të lartë të oranizatave sportive kombëtare, të cilët kanë interes në zhvillimin apo përmirësimin e performancës së organizatës tyre sportive.
Kriteret e aplikimit dhe pranimit
- Të ketë mbaruar shkollën e lartë
- Të ketë lidhje me sportin ( të punojë ose të jetë i zgjedhur në forumet e organizatës sportive që e propozon)
- Njohja e gjuhës angleze
- Përdorimi i kompjuterit dhe njohja e programeve bazë të Microsoft Office
Përmbajtja e dosjes së Aplikimit dhe Afati i Aplikimit
Dosja
- Formulari i Aplikimit i plotësuar me të gjitha të dhënat e kërkuara [formulari i aplikimit]
- Currikulum Vitae (C.V)
- Letër kërkesë (Deklarata personale)
- Letër rekomandimi nga organizata që mbështet kandidaturën tuaj për të ndjekur kursin
- Fotokopje dokument identifikimi (letërnjoftimi ose pasaportë)
- Fotokopje e Diplomës së shkollës së lartë
- Fotokopje të kurseve apo kualifikimeve të ndryshme pasuniversitare
- Faturën bankare të pagesës për regjistrim
Afati i Aplikimit
- Fillon më datë 8 Shkurt 2013
- Mbyllet më datë 11 Mars 2013
- Moduli i parë 5-6 Prill 2013
Formularin e aplikimit mund ta shkarkoni nga faqja zyrtare e internetit të KOKSH www.nocalbania.org.al në rubrikën “ASMC” ose “Administratoret Sportive”
Tarifa e aplikimit dhe Pagesa për kursin
Tarifa e aplikimit
Pasi të keni përfunduar plotësimin e dosjes, duhet ta dërgoni aplikimin tuaj pranë KOKSH dhe e regjistroni atë kundrejt tarifës së aplikimit prej 1000 lekë, pagesë e cila duhet të bëhet në llogarinë e KOKSH pranë Raiffeisen Bank me Nr. 4300249325 dhe kuponin ia bashkangjisni dosjes tuaj.
Pagesa e kursit
Struktura e Kursit
- ► Tre ditë janë në distancë ndërsa dy ditët e tjera do të jenë seanca mësimore në klasë
Kushtet e pjesëmarrjes gjatë kursit
- Pjesëmarrje 100%
- Përgatitja dhe prezantimi i një rast studimi për çdo modul
- Përgatitja dhe mbrojtja e temës përfundimtare (me objekt organizatën ku punon)
- Një nga rastet e studimit duhet të përkthehet në anglisht e cila do të dërgohet në CIO
Diplomimi
Në mbarim të kursit, cdo kursant do të pajiset me diplomë të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC). Për të përfituar këtë diplomë duhet që cdo kursant të përmbushë kriteret e pjesëmarrjes të paracaktuara më lart.
Kursanti që do të kalojë me sukses kursin duke përmbushur të gjitha kërkesat, do t’i jepet Diplomë Profesionale e Avancuar për Menaxhimin e Organizatave të Sporteve Olimpike, nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC).
Materialet e kursit
Materialet e kursit përfshijnë materiale për lexim, shënime dhe kopje të prezantimeve, si dhe literaturë e rekomanduar për studim dhe lexim të mëtejshëm.
Përmbajtja kryesore e moduleve derivojnë nga libri “Manaxhing Olympic Sport Organisations”, i përgatitur në bashkëpunim me MEMOS (Master Ekzekutiv në Manaxhimin e Organizatave Sportive). Libri është korniza kryesore e përmbajtjes së lëndës me theks në të mësuarit nga përvoja. Materialet e paraqitura janë marrë nga Organizatat Sportive Olimpike në të gjithë botën dhe përfaqësojnë një ekuilibër të teorisë së menaxhimit sportiv me shembuj praktik, duke siguruar informacion të pasur dhe të gjerë të materialeve të aplikuara. Përdorimi i librit si tekst referimi standard do ti mundësojë pjesëmarrësve të identifikojnë se çfarë është dhe nuk është e përshtatshme për organizatat e tyre dhe do të mësojnë se si të perdorin informacionin e dhënë në mënyrë specifike për të përmirësuar organizatat e tyre.
Modulet dhe Cfarë pritet nga kursi?
Me përfundimin e këtij kursi pjesëmarrësit do kenë një kuptim më të zgjeruar mbi:
- Menaxhimi i një organizate sportive (OS) duke kuptuar mjedisin e saj, strukturën e brendshme dhe funksionimin
- Menaxhimi strategjik i një OS duke përgatitur, zbatuar dhe vlerësuar një Plan Strategjik
- Menaxhimi i burimeve njerëzore në një OS përmes zhvillimit të rregullave dhe rregulloreve si dhe rekrutimin, motivimin dhe trajnimin e burimeve njerëzore
- Menaxhimi i financave të një OS që përdor procedurat e duhura dhe transparente
- Menaxhimi i marketingut të një OS në përputhje me strategjinë globale të organizatës, kërkesat e palëve të interesuara dhe mundësitë për sponsorizim
- Organizimi ngjarjeve të mëdha sportive; kur është e përshtatshme me strategjinë e organizatës dhe kur është në përputhje me burimet njerëzore dhe shërbimeve në dispozicion
Partnerët
- Solidariteti Olimpik
- Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC)
- Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH)
- MEMOS Association dhe mund të japin kontributin e tyre të gjithë të diplomuarit e MEMOS
Facilitatorë dhe drejtues të moduleve
Drejtor i Programit ASMC
- Stavri Bello (PhD) – Licensuar dhe autorizuar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC)
Udhëheqës të Moduleve
- Gëzim Panariti (PhD)
- Msc. Elda Gjoka
- Msc. Leonard Tase
- Msc. Kliton Muça
KONTAKT
Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar
Rr. “Muhamet Gjollesha”
Sheshi Mustafa K. Ataturk, Tiranë
Tel: 04 2235249 / 2240602
Fax: 04 2240565
E-mail: asmc@nocalbania.org.al
ose kliton.muca@nocalbania.org.al