“Mbi akuzat e paverteta te z. Ponari, lidhur me transparencen e munguar te procesit te zhvillimit te Asamblese Zgjedhore te KOKSH.”
Ne respekt te anetareve te KOKSH, te Komunitetit Sportiv dhe te publikut te gjere ne teresi, KOKSH do te donte te sqaronte dhe informonte sa meposhte vijon:
- Te gjitha listat
a) listat e kandidateve per President, Zv/President, Mbajtes i thesari dhe Anetare te Komitetit Ekzekutiv te KOKSH;
b) listat e anetareve me te drejte vote ne kete Asamble Zgjedhore,
c) si dhe cdo informacion tjeter i nevojshem qe ka te beje me procesin e rregullt te zgjedhjeve te dates 30 Qershor 2017, eshte e publikuar ne menyre transparente dhe te plote prej kohesh ne faqen zyrtare elektronike te KOKSH, pas miratimit te ketyre listave nga Komiteti Ekzekutiv aktual, ne perputhje me Statutin e KOKSH.
- Te gjitha hamendsimet dhe akuzat e pabazuara per perjashtim nga e drejta e votes se anetareve te KOKSH, jane dashakeqe dhe te paverteta, dhe kane te vetmin qellim te baltosin procesin e rregullt zgjedhor te strukturave te reja drejtuese te KOKSH;
- Se fundi do te donim ti benim thirrje z. Ponari, ne cilesine e Presidentit te Federates Shqiptare te Basketbollit (federate kjo anetare e KOKSH) te ruaje qetesine dhe etiken komunikuese, si me vete strukturat drejtuese te KOKSH, por edhe mediave sportive, ne perputhje te plote me frymen Olimpike, pasi mbi te gjitha KOKSH perfaqeson dhe i sherben familjes se madhe te sportit shqiptar, ku ne thelb te veprimtarise se saj ka pikerisht ruajtjen e harmonise dhe frymes se Solidaritetit Olimpik Sportiv, dhe cdo tentative e vetmuar, si ne rastin konkret, jo vetem qe nuk i sherben kesaj fryme bashkepunimi, por perkundrazi percjell imazhe te gabuara kundrejt publikut dashamires sportiv shqiptar.
- Dyert e KOKSH, kane qene, jane dhe do te jene gjithmone te hapura per ti sherbyer sportit Olimpik Shqiptar dhe te gjitha federatave sportive anetare te saj, si dhe cdo dokument apo informacion qe disponohet nga administrata e KOKSH eshte i disponueshem nga kushdo qe do te kete interes, dhe ne perputhje te plote me parimin e transparences, jo vetem Federata Shqiptare e Basketbollit, e cila padyshim eshte nje nga anetaret me te privilegjuara ne KOKSH dhe e cila eshte mbeshtetur me se shumti nga KOKSH, por kushdo anetar apo individ qe do te kete neveoje per cdo informacion, mjafton te paraqese dhe do te mund ti vihet ne dispozicion brenda afateve ligjore.
Zyra e shtypit
KOKSH