Tiranë, 24 qershor 2017
DEKLARATE PER SHTYP
KOKSH del sot me kete Deklarate per Shtyp per tju bere me dije se procesi zgjedhor per organet drejtuese te KOKSH po shoqerohet me shantazhe te hapura nga federata dhe individe te caktuar ne kundershtim me parimet e Fair Play qe duhet te shoqeroje veprimtarine e cdo organizate sportive. Kulmi arriti dje pasdite kur ne menyre te hapur Presidenti i Federates Shqiptare te Basketbollit z. Avni Ponari ka telefonuar Sekretarin e Pergjithshem te KOKSH duke e kercenuar dhe ofenduar ate dhe anetare te tjere te KOKSH me fjale banale.
Kjo eshte nje deklarate sqaruese dhe informuese qe i drejtohet Komunitetit Sportiv , pasi dje ka mbaruar mbledhja e Komitetit Ekzekutiv dhe jane ndjekur te gjitha procedurat duke respektuar dhe te gjitha afatet statutore per perberjen publike te listes se kandidateve e shpallur ne faqen e internetit te KOKSH.
Statuti i KOKSH ka nje pike te rendesishme Neni 16 Pika 2.2 qe i referohet Parimin e Gjithperfshirjes te kartes Olimpike ku i kerkohet cdo anetari te beje propozimin e nje kandidati per nje nga pozicionet per te cilen Komiteti Ekzekutiv i KOKSH eshte shprehur zyrtarisht.
Persa i perket ceshtjes se propozimit te jo me shume se 1 kandidature te vetme nga ana e cdo anetari te KOKSH, ju sqarojme sa me poshte :
1. Komiteti Ekzekutiv i KOKSH, ne mbledhjen e dates 20.06.2017 mori vendim ne menyre unanime dhe konsesuale nga te gjithe anetaret, pasi konstatoi se disa federata sportive ne kundershtim me nenin 16 pika 2.2 e Statutit kishin paraqitur nga 1 kandidature per secilin pozicion (President, Zv/President, Trezorier dhe anetar te Komitetit Ekzekutiv ) , pra ne total 3-4 kandidatura per Anetar te Komitetit Ekzekutiv (pasi te gjitha pozicionet e lartepermendura jane mbi te gjitha anetar te Komitetit Ekzekutiv te KOKSH) .
2. Komiteti Ekzekutiv vendosi ti kerkoje federatave respektive, respektimin e Statutit te KOKSH , si dhe perzgjedhjen e nje kandidature te vetme nga pozicionet e lartepermendura. Llogjika statutore dhe institucionale eshte mjaft e thjeshte, te parandaloje raste eventuale ku 1 Federate sportive te kete me shume se 1 anetar ne Komitetin Ekzekutiv , dhe teorikisht nese nje gje e tille do te lejohej, potencialisht 1 federate mund te kishte deri ne 4 anetare te Komitetit Ekzekutiv te KOKSH nga 11 anetar qe ka gjithsej ky Komitet.
3. Kjo eshte procedura e ndjekur nga KOKSH , ne cdo moment ne perputhje me Statutin e tij, e cila i eshte bere me dije sigurisht Departamenteve perkatese ne Komitetin Olimpik Nderkombetar.
Nuk do te tolerojme dhe nuk do te ndryshojme procedurat me presione individesh qe duan te shtrijne pushtetin dhe ti fusin duart me prepotence dhe arrogance kudo te mundin dhe cfare i del perpara pa dhene kontribut, por do te vazhdojme te jemi shembull i respektimit te Statutit dhe procedurave.
Mirupafshim ne Asamblene Pergjithshme date 30 Qershor 2017.
Zyra Shtypit
KOKSH